Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook ka ecuria e punimeve e Aeroportin e Vlorës. Rama shprehet se do jetë aeroporti më i madh në Ballkan dhe një ndër investimet më të rëndësishme në vendin tonë.

“MIRËMËNGJES

dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkruan Rama.

Aeroporti i Vlores, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.