Frrok Çupi/
Superfuqitë zor se mund të ekzistojnë më, por siç ishim mësuat t’i quajmë gjatë dhe pas Luftës së Ftohtë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Rusinë. Sot, në prag të mesnatës u ndje përplasja e tyre në Tiranë: Ambasada e SHBA deklaroi se Trump “nuk përkrah” politikën e Trump në Tiranë, nuk përkrah zgjedhje të lira sipas aksioneve të mirënjohura të protestës së opozitës e ciula njihet si pro-Trump…
Kush pyet pse përplasja ndodhi afër mesnatës, ky dëshmon se është naiv. Luftërat dhe përplasjet ndodhin në limitin e kohës njerëzore: Ose atëherë kur njerëzia shkon të gjumë, ose kur njerëzia shkon në festë apo në mort, ose kur njerëzia shkon në luftë. Edhe burgosjet e mëdha ndodhin në fund të ditës ose të premten kur nis fundi i javës.
Sonte u provua në Tiranë. Në fund të ditës, teksa po vinte mesnata, në Tiranë u ndje përplasja e madhe mes superfuqive, superfuqive që ekzistojnë dhe që nuk ekzistojnë:
Një nëpunës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se ‘presidenti Trump nuk e mbështet protestën e PD’. Kaq u desh që të ndizen gjakrat dhe njerëzit të rrinë pa gjumë. E vetmja që “fjeti” ishte qeveria; sepse qeveria e di se ‘nesër në mëngjes’ deklarata mund të mos rezultojë e vërtetë.
Pse nuk do të jetë e vërtetë?
1.
Sepse vetë qeveria, me dikë brenda ambasadës amerikane, mund të ketë sajuar deklaratën false. Pasi Amerika dhe Bota u mësuan me”fake news”, pse të mos ketë edhe “fake declaration”?! Stafi i Ambasadës së SHBA akoma i përket administratës Obama, ish presidentit që po lufton kundër Trump për ta rrëzuar si president. Një deklaratë e ambasadës në Tiranë ka vlerën e rezistencës së Obamës dhe të Soros në Lindjen ish-komuniste. Edhe shpërblimi me paratë “fake”, dmth., të drogës dhe korrupsionit mund ta ketë ushqyer punëtorin e ambasadës që të bëjë atë deklaratë. Ose ka ushqyer kurajën e “medias fake” pranë qeverisë që ka sajuar lajmin.
2.
Deklarata mund të jetë e sajuar jo vetëm nga një punëtor i ambasadës, por edhe më larg. Tanimë djathtistët që po i quajnë “populistë” kanë “pushtuar” Europën dhe po marrin frenat e shteteve. Bashkimi Europian dhe nëpunësit burokratë të politikave “korrekte” por demagoge, në vend që të vajtojnë, kanë nisur shantazhet. Jeane Claude Junker- president i Këshillit Europian dekalroi dje se “pa BE, Ballkani do të shkojë në luftë”. Deklaratë kaq idiote nuk ka bërë as Hitleri kur po binte. BE dhe Junker janë në pozita tmerrësisht të dobëta dhe janë gati të hanë popujt e vegjël- siç deklaroi Polonia në samitin e BE në Bruksel. BE është gati të ndezë luftë në Ballkan para se të ikë për vete. Me konfliktin në Tiranë, fare thjeshtë mund të ndizet lufta në Ballkan.
3.
Pse ndizet lufta në Ballkan duke nxitur konfliktin në Tiranë?
Sepse në Tiranë ka nisur ndryshimi i Ballkanit sipas stilit të Trump, Brexit dhe Europës së Re. Protesta e opozitës është ngritur kundër “moçalit” të liberalëve majtistë pa vlerë që mashtrojnë dhe kryejnë krime në emër të popullit. Kjo është e dukshme në Tiranë. Në Tiranë nuk ka kthim; sikur t’i kërkohet opozitës që të shkojë në shtëpi pa “zgjedhje të lira” i ke thënë popullit që të ngrihet në revoltë. Protesta e Tiranës është konsideruar frymëzim amerikan i administratës Trump dhe i frymës së re në Europë. Vetë kryetari i Opozitës, Basha, sapo u kthye nga Shtetet e Bashkuara ku mori mbështetje nga administrata Trump. Ambasada e Amerikës në Tiranë i rrëzoi të gjitha brenda një minute, afër mesnatës. Atëherë këtu dikush kërkon konflikt Ballkanik. Sepse, siç tha zoti Junker, vetëm përmes konfliktit në Ballkan mund të fshihet dështimi i BE.
4.
Pse mund të mos jetë e vërtetë deklarata e ambasadës së Amerikës?
Ka shumë segmente shtetërore që duket se janë involvuar në turbullirat që po shkaktojnë liberalët alias Hillary, Soros, Podesta dhe Obama në Amerikë. Ata shpresojnë që të rrëzojnë presidentin Trump. Pardje ka dështuar ligji që hedh poshtë politikat e OabmaCare; dhe këta shpresojnë se politika e Trump mbaroi me kaq. Dikush në ambasadën amerikane mund të jetë këshilluar që të hedhë “fishekun” e parë në Ballkan. Edhe pse mund të jetë false, sipas tyre, bën punën e vet. Tirana është një pikë e nxehtë ku gërshetohen interesat, sidomos të Soros dhe Hillary. Menjëherë pas humbjes së Obamës, në Tiranë zbarkuan shefi i CIA dhe i Sigurisë Kombëtare Amerikane. Përsëri tani bëhet pyetja: Pse zbarkuan këtu? Mos vallë ata lanë këtu edhe “minën” që do të plaste mbrëmë afër mesnatës?
BE i Junker ka shpallur luftë nëse BE dështon me Ballkanin. Por edhe kjo ka ndodhur: BE ka dështuar me Ballkanin! Atëherë mund të mendojmë se qenka ruajtur ora afër mesnatës për të testuar aftësinë për luftë në Ballkan; por përmes Tiranës.
/Veritas.com.al/