Një person që ndodhet nën masën “arrest shtëpie” ka marrë pjesë dje në “Foltoren” e mbajtur nga Sali Berisha në qytetin e Durrësit.
Ai quhet Ilirjan Amedani, teksa e ka thënë vetë se rezulton ende në arrest shtëpie, ndërsa me mikrofon në dorë i kërkon Berishës “t’i japë gaz”, pasi vetë ai do të ishte i pari që do merrte kallashin.
Mirëpo kush është Ilirjan Amedani?
Amedani ka qenë disa herë në burg i dënuar për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e dënoi me 7 muaj e 10 ditë burg më 30.06.2011 për veprën penale të vjedhjes.
Ndërsa më 19.02.2019 u dha vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.
Që prej asaj dite rezulton ende në “arrest shtëpie”, masë që e theu për të marrë pjesë në takimin e Berishës.
Në sistemin TIMS, në rubrikën “fletë arresti” shpallet me kartelë blu pasi Prokuroria Durrës me shkrese nr. prot.2241 dt.09.02.11 ka lëshuar urdhrin e ndalimit të dt.08.02.2011, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së dyqanit të Agron Dajkos në Durrës, shkruan TCH.
“Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.
Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, deklaroi ai dje në Durrës.