(FOTO: Karl Marx në bronx)/
“Shumë nga Perëndimi sot e kësaj dite nuk kanë kërkuar ndjesë për krimet e komunizmit; madje edhe vetë Bashkimi Europian është hezitues që ta dënojë pa ekuivoke krimet e komunizmit”, tha kryeministri i Humngarisë, Viktor Orbán.
Duke folur në përkujtimin e “Ditës së Kujtesës” për Viktimat e Komunizmit, të shtunën, lideri populist e vuri theksin se ideologjia e majtë “doli në shesh në shekullin 20 si një produkt intelektual i Perëndimit, por më në fund ishin ne të Europës Qëndrrore që u detyruam të jetojmë nën këtë ideologji që erdhi si ide Perëndimore”.
Orbán nënvizoi se, në Perëndim komunizmi mbeti asgjë më shumë se teori që “tingëllon si eksitim intelektual për për utopikët global ngatërrestar”- siç janë Sidney dhe Beatrice Webb, figura të spikatura të socializmit Fabian dhe të akuzuar se kanë kërkuar ndjesë për Bashkimin Sovjetik.
Ai kujtoi “sa shumë anëtarë të Inteligjencies nga Perëndimi, shkrimtar dhe politikanë- të vetëquajtur të mëdhenj dhe “progresistë”- kanë çmuar gjenocidin e diktaturës komuniste”.
“Është e vështirë të besohet se për ta nuk ishte e dukshme cilët ishin ata që u shpallën armiq të klasës për sovjetët- ose të rrezikshëm për ndonjë arsye tjetër- dhe u dërguan të punojnë si skllevër në kampoet e punës”.
Lideri i Partisë Fidesz kritikoi BE veçanërisht për dështimin në ndëshkimin e krimeve të komunizmit, i cili beson se “ndërsa një ushtri e tërë gjykatësish dërguan në gjykata ushtarake për krime të Nazizmit, pas përmbysjes së komunizmit përfaqësuesit e botës së lirë nuk e bënë këtë, njësoj, edhe për krimet e komunizmit”, tha Orban.
/Veritas.com.al/