Sot pasdite një automjet dhe një autobus janë përplasur në afërsi të fshatit Dritas teksa kanë mbetur një i vdekur dhe 6 persona të plagosur, disa prej të cilëve po transportohen drejt Tiranës. Një autobus tip ”Benz” me targat AA 358 DG si dhe një veturë tip ”Volkswagen” me targat AA 722 NT janë përplasur me njëra tjetrën.

 Burime për mediat bëjnë me dije se ka qenë një ndërprerje e rrugës e gabuar nga një prej automjeteve që ka sjellë dhe aksidentin. Përplasja ka sjellë dhe një trafik të rënduar në këtë aks prej 10 kilometrash në të dy kahjet e rrugës.

Pak kohë pas aksidentit mësohet se ka ndërruar jetë një prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksident.Policia informon se 6 të plagosurit  janë jashtë rrezikut për jetën.

Viktimë ka mbetur 59- vjeçari F.Xh., shufer i veturës që u përplas me autobusin. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.

VERITAS.COM.AL/