Dy efektive policie kane mbetur te plagosur pasi motori i “Shqiponjave” është aksidentuar në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Qafe Gjashtë, ku forcat e Tiranës kanë shkuar në mbështetje të atyre të qytetit bregdetar.
Si pasojë e aksidentin, kanë mbetur të lënduar dy efektivët, Ronaldo Cahani dhe Adrian Meta.
Motori është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetas italianë.
Mësohet se të dy efektivët janë të shtuar në spital, ndërsa Meta për pak do të futet në sallën e operacionit, pasi ka thyer një gisht të dorës
Mësohet se që nga pasditja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task-Forcës së qarkullimit rrugor kanë kryer edhe arrestime për personat që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Sarandë e Ksamil