Kryeministri Edi Rama ashtu siç e kishte paralajmëruar bëri reagimin e tij në lidhje me aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit.
“Besoj që e kam mirëkuptimin tuaj për të komunikuar përmes kësaj foltoreje me të gjithë shqiptarët lidhur me befasinë e djeshme kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar se zyra e prokurorit të Kosovës njoftoi se i ka dorëzuar për shqyrtim tribunalit special aktakuzën për Thacin dhe Veselin , që të dy nismëtarë ndaj revoltës ndaj Milloshevicit dhe UÇK, u dyshuakan për një varg krimesh që sfidojnë imagjinatën.
Përndjekje tortura, etj në fakt fjala dyshim kur lexon tekstin se të gjitha tmerret e ish Jugosllavisë i faturohen dy të rinjve që në të 30 tat u futën detit me kokë dhe vunë në pikëpyetje dhe jetën e tyre për Kosovën.
Kthehet fjala dyshim në një eufemizëm juridik. Drejtësia është drejtësi, nuk është kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vet Kosovës që ngre dyshime të paparanuara , por është një tekst që lajmëron proces gjyqësor ndaj dy figurave kryesore te Kosovës. Një tekst i cili dhe sikur të mos ketë zhvillim të mëtejshëm juridik, i ngjan një fletrrufeje të revolucionit kinez , ku agjëzohet prezumimi i pafajësisë, që godet përtej dy emrave të përveçëm.
Një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë thjesht mbi Thaçin apo Veselin e UÇK por mbi vetë Kosovën e shqiptarinë. Para përfytëroni dikë , në çdo cep të globit që jo nuk di detaje po nuk di asgjë për tragjedinë ndaj Kosovës, krijon perceptimin e një vendi mes Europës ku falë krimeve ndaj njerëzimit është instaluar një regjim kriminal. Në atë tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorve, ai tekst indinjues që nuk është aktakuzë po preludë, mediatike, i një procesi që më pas vijon.
Por si i tillë ngre një varg pikëpyetjesh të rënda, jo vetëm në lidhje me pastërtinë e figurës po vetë kauzën. I kam lexuar dhe ata që e mbështesin në emër të nevojës për drejtësi. Dua shumë të besoj që duke mos qenë as nga Kosova as nga Shqipëria nuk kanë mundur ta ndiejnë se sa thellë ato fjalë prekin dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UCK janë thuajse të tërë, si udhëheqës ndonjërin të akuzuar në 21 vite si individë me dy koka, që nga një anë udhëhoqën luftën dhe nga ana tjetra kanë ngrënë njerëz , fëmijë , romë si kanibalë”, Tha Rama.