Bashkimi Europian (BE) ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundrejt ambasadorit Luigi Soreca.

Akuza të pabaza dhe shpifje i ka quajtur BE, teksa thekson se të gjithë liderët e Brukselit kanë besim të plotë ndaj Sorecës.

“Kemi besim te Soreca. Akuza janë shpifje dhe të pabazuara. Kanë një fushatë kundër Sorecës. Ambasadori Soreca ka sportin dhe besimin e plotë nga liderët e Brukselit, ai po bën një punë të mirë në Shqipëri dhe komunikimin mes BE-së dhe Shqipërisë. “, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, në një deklaratë nga Brukseli, zëdhënësi i KE i cilëson të pabaza akuzat e ngritura ndaj ambasadorit Soreca, duke thënë se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri

“Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri, dhe më duhet të them se akuzat janë të pabazuara dhe dezinformuese. Liderët e BE kanë besim tek ambasadori Soreca dhe punën që ai po bën në Shqipëri”, deklaron zëdhënësi i KE.
VERITAS.COM.AL