Robert J. O’Neil, ish marinsi qe deklaroi se ka ekzekutuar Osama bin Laden ne 2 maj te vitit 2011, ka rrefyer misionin e tij ne Shqiperi, qe ishte dhe misioni I tij I pare si marins. Ne nje interviste ne podkastin “vlad TV’, O’Neill, ka treguar se organizata terroriste Al Qaeda kishte kercenuar Shqiperine, dhe se shume luftetare te organizates ne ate kohe vepronin ne bosnje dhe hercegovine. Ish marinsi zbuloi se ishte pjese e nje njesie levizese amfibe qe udhetoi drejt shqiperise me anije per te garantuar sigurine e ambasades amerikane ne tirane, ambasadores se asaj kohe Marisa Lino dhe presidentit te vendit Rexhep Mejdani.
“Në Shqipëri ishte operacioni im i parë në vitin 1998. Al-Qaeda po planifikonte një sulm në Shqipëri, sepse ishte afër shumë luftëtarëve të Al-Qaeda që ndodheshin në Bosnje. Misioni im i parë ishte siguria ndaj ambasadës amerikane, si dhe isha një kundër-snajper në një ceremoni të Presidentit të Shqipërisë dhe disa admiralëve.”
Robert J. O’Neill rrefeu se ne misionin e tij ne Shqiperi degjoi per here te pare per Osama Bin Laden. Ai e cilesoi kercenimin e Al Qaedes ne vitin 1998 si nje loje, tentative e terroristeve per te frikesuar.
O’neill ishte ishte pjesë e “Navy Seals SIX”, ekipi që u dislokua për të vrarë liderin e Al-Qaedas, pas pjesëmarrjes në Operacionin Neptun Spear të majit 2011 me Ekipin e Gjashtë të SEAL, O’Neill u bë objekt polemikash për pretendimin se ishte i ai personi që vrau Osama bin Laden./