Cikloni “Boris” ka goditur rëndë rajonin e Emilia-Romagna në Itali, duke sjellë një valë të motit të keq. I gjithë rajoni është prekur nga shirat e dendur, përmbytjet dhe nivelet e ujërave tepër të larta në lumenj.

Shkollat do të mbesin të mbyllura në pjesën më të madhe të provincës në veri të Italisë. Alarmi është ngritur nga portokalli në të kuq, që përbën nivelin më të lartin të mundshëm. Me mijëra persona janë evakuuar nga banesat e tyre, kryesisht në Ravena dhe Bolonja.

Ekipet e shpëtimit i janë përgjigjur mbi 500 thirrjeve për ndihmë dhe fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo persona të zhdukur.

Probleme të mëdha raportohen në qarkullim, me linja të shumta treni që janë pezulluar apo anuluar.