Autoritetet franceze janë vënë në gatishmëri pasi në 5 aeroporte u ngrit alarmi për bombë, 4 prej tyre u evakuuan. Sipas policisë bëhet fjalë për aerportet e Bordeaux, Basel-Mulhouse, Tarbes, Pau dhe Biarritz.

Të gjithë, përveç aeroportit të Biarritz, u evakuuan për të lejuar skuadrën e bombave të kryente të gjitha hetimet e nevojshme.

Javën e kaluar, rreth 70 alarme të rreme për bomba ndërprenë funksionimin e aeroporteve nëpër Alpe. Sipas ministrit të Transportit, Clément Beaune, pothuajse të gjitha sinjalizimet janë lëshuar “nga e njëjta adresë emaili që ndodhet në Zvicër”.