Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se Serbia do ta lejojë eksportimin e grurit me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të rajonit, pas vendimit që ishte fillimisht për bllokim të eksporteve.
“Kemi grurë, vaj, misër që po kërkohet gjithnjë e më shumë. Ne kishim nënshkruar kontrata me shpejtësi të pabesueshme vetëm për 350 mijë tonë grurë, i thashë qeverisë: “Të lutem ndalo”, që ta ruajmë për qytetarët tanë dhe ne kemi mjaft. Do të lejojmë së shpejti eksportin e grurit në Shqipëri, kështu do të jetë edhe me vendet e tjera të rajonit”, tha ai.
Ky vendim i Serbisë u paralajmerua dje nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza. Rama tha se kjo do të bëhet përmes ‘Ballkanit të Hapur’. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
5 dite me pare, Serbia mori vendimin për ndalimin e eksporteve të grurit, misrit, miellit dhe vajit të gatimit, si masë për ndalimin e rritjes së çmimeve të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.