TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë, ka kujtuar veprimtaren e madhe shqiptare Nënë Terezën, në 8-vjetorin e Shenjtërimit të saj.
Me një reagim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada e SHBA shkruan se Nënë Tereza “ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes”.
Postimi i plotë:
“Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nder të Nënë Terezës, shenjtores me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes. Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: “Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime”, thuhet në njoftimin e SHBA.