Pas nismës ligjore të partive opozitare parlamentare në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës lidhur me zgjedhjet e Prokurorit të Përgjithshëm, sot Ambasada e SHBA në Tiranë ka rikonfirmuar qëndrimin e saj që bazohet edhe në opinionin e OPDAT dhe EURALIUS.

“Kushtetuta dhe Ligji për Prokurorinë janë të qarta: Ambasada amerikane mbështet opionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë parlament”.

Për ta saktësuar qendrimin e saj, ambasada e ka përcjellë mesazhin në të dyja gjuhët, edhe shqip, edhe anglisht si më poshtë:

“The Constitution and the Prosecutorial Law are clear. The U.S. Embassy endorses the OPDAT and EURALIUS legal opinion provided to Parliament.” | Ambassador Donald Lu.

“Kushtetuta dhe Ligji për Prokurorinë janë të qarta: Ambasada amerikane mbështet opionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS”.

eshtu mbyllet porta diplomatike e Opozites qe ka kerkuar qe Prokurori i pergjithshem te zgjidhet sipas nje Kushtetute te amenduar me ndryshime. Gjithashtu mund te temi se bie edhe nje nga motivet e protestes se paralajmeruar te dates 27 Janar.

Në ditët e fundit të përfundimit të mandatit të prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, dy misionet që asistojnë Shqipërinë në fushën e ligjit, ai i Bashkimit Europian, Euralius dhe ai i Shteteve të Bashkuara OPDAT, sugjeruan publikisht që Prokurori i Përgjithshëm i parakohshëm të zgjidhet nga Parlamenti në bazë të ligjit për Prokurorinë e Përgjithshme.

Dy misionet ndërkombëtare folën në atë kohë edhe për kriteret që duhet të përmbushë personi, të cilit do t’i besohet përkohësisht organi i akuzës.

Euralius dhe Opdat saktësuan se në periudhën kalimtare mandati i këtij Prokurori të Përgjithshëm do të jetë i përkohshëm dhe së fundmi, dy misionet u kujdesën të theksojnë se ligji për regjimin kalimtar nuk përcakton në mënyrë të qartë kuorimin për zgjedhjen e tij, por thjesht parashikon një zgjidhje të përkohshme nëpërmjet një vendimmarrje të Kuvendit.

Pra sipas tyre ndryshe nga si pretendon opozita sot, dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit për të zgjedhur një prokuror me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Komenton kryeministri Rama:

“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”, e ka komentuar Rama.

Veritas.com.al/

ambasada amerikane status