Nga: L. Skiro/

Edhe pse ishte dyshuar gjithnjë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, nuk përcillte në Shqipëri politikën e presidentit Trump, por të kundërtën- kjo nuk mund të bëhej e besueshme për ata që nuk ndiqnin me vëmendje si politikën e Shtëpisë së Bardhë të Trump, ashtu edhe kundërshtarët e kësaj politike që humbën zgjedhjet presidenciale si Hilalry Clinton e George Soros.

Ambasadori Lu, gjatë një konference mbi teknologjinë kibernetike dhe zgjedhjet politike, ka thënë sot se zgjedhjet e fundit presidenciale ku u zgjodh Trump, ishiin “të hakeruara”.

Ai tha:

“Votuesit kishin dyshime për teknologjitë e reja, sidomos të moshuarit nuk ishin rehat me idenë e të votuarit me pajisjet. Tani në SHBA ka probleme të tjera, hakerimi i zgjedhjeve. Gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA kemi parë hakerim. Por kjo mund të jetë vulnerabile”, deklaroi ambasadori Lu.

Në Shtetet e Bashkuara kjo akuzë është hedhur prej kohësh nga kundërshtarët e Trump që humbën zgjedhjet. Por me gjithë hetimet, deri tani nuk është vërtetuar akuza. Wshtë hera e parë që një ambasador nën ombrellën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, shfaqet si kundërshtar i tij, aq më tepër duke përdorur parullat e kundërshtarëve dhe thashethemet kundër presidentit. Kuy ështyë Lu i Shqipërisë.

Veritas.com.al/