10 korrik (UPI) – Ambasadori britanik, Kim Darroch dha dorëheqjen të mërkurën pas memove të zbuluara qe treguan se ai kritikonte Presidentin Donald Trump si “të pasigurtë” dhe “jokompetent”.

Darroch tha në një letër për Ministrinë e Jashtme Britanike se pasojat ishin “duke e bërë të pamundur për mua të kryej rolin tim siç do të doja.” Trump tha të martën se administrata e tij nuk do të punojë më me Darroch.

“Që nga rrjedhja e dokumenteve zyrtare nga kjo ambasadë, ka pasur shumë spekulime rreth pozicionit tim dhe kohëzgjatjes së mandatit tim të mbetur si ambasador”, tha Darroch. “Dua t’i jap fund ketyre spekulimeve.”

Zyrtari i Lartë i Ministrise se Jashtme, Simon McDonald tha se ai pranoi dorëheqjen me “keqardhje te thellë personale” dhe e vlerësoi atë për “dinjitetin, profesionalizmin dhe klasin” e tij gjatë gjithë kohes ne detyre. Ai tha se zyrtarët Britanikë qëndrojnë pranë tij, duke thënë se ai ishte targeti i një “rrjedhjeje malicioze; ju thjesht keni bërë punën tuaj. ”

Kryeministrja në largim Theresa May falenderoi Darroch për një “jetë të tërë në shërbim të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne i detyrohemi atij një borxh të madh mirënjohjeje”, tha May. “Shpresoj që shtëpia të reflektojë mbi rëndësinë e mbrojtjes së vlerave dhe parimeve tona, veçanërisht kur ato janë nën presion”.

Udhëheqësi i Laburistëve Jeremy Corbyn tha se Darroch po trajtohej “përtej padrejtësisë dhe gabimit” dhe tha se ai ka dhënë “shërbim të nderuar dhe të mirë”.

“E gjithë shtëpia duhet të bashkohet së bashku ne keqardhje të thellë duke ndjerë se ai mund  të dorëhiqet në këtë moment”, tha Corbyn.

VERITAS.COM.AL