Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme ka marrë pjesë në Kongresin e Arsimit dhe gjatë fjalës së saj ka garantuar mbështetjen e SHBA-ve ndaj Shqipërisë.

Kim tha se mbështetja ndaj arsimit është po aq e rëndësishme sa mbështetja ndaj Reformës në Drejtësi dhe luftës ndaj korrupsionit, ndërsa shtoi se Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme.

“Shqipëria është në një pikë kritike. 31 vite nga fundi i komunizmit. Është një botë e ndryshme, nxënësit janë të ndryshëm, një e ardhme që duhet të jetë ndryshe. 31 vite më parë askush nuk e kishte menduar Shqipërinë në NATO, dhe sot ju uleni krah SHAB-ve dhe vendeve të tjera duke diskutuar për çështjet më të rëndësishme në botë.

Vetëm një muaj më parë ju hapët negociatat për vendin tuaj në BE. Arsimi do të jetë kyç sa përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme edhe për ne, sepse duam t’ju shohim në Europë dhe mbështetja për arsimin është po aq e rëndësishme sa mbështetja për reformën në drejtësi apo luftën kundër korrupsionit.

Në 31 vite shqiptarët dhe amerikanët kanë marrë pjesë në disa shkëmbime. Më e rëndësishme, vijnë këtu dhe shohin që Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme dhe studentët kanë një të ardhme të shkëlqyer.

Këto hapa kanë qenë të rëndësishme për sistemin arsimor të Shqiëprisë, për të ardhmen tuaj. Do shihni më shumë studiues dhe specialistë amerikanë që do të vijnë këtë vit”, tha Kim.