SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Amerika ka vlerësuar Qeverinë dhe punën e kryeministrit Rama për reformën në Drejtësi.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara përforcoj mbështetjen tonë të fortë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne ishim shumë të kënaqur kur Këshilli Evropian ra dakord për të hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë.
Tani duam të shohim hapin e ardhshëm logjik, përcaktimin dhe organizimin e Konferencës Ndërqeveritare në dhjetor të vitit 2021″, tha sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer.