Presidenti i Shteteve të Bashkauara po pret që zyrtarisht të shpallë këtë javë nëse Amerika do të dalë nga Marrëveshja e Klimës në Paris.

Dalja nga Marrrëveshja do të ketë një impakt të papërfillshëm mbi ambientin, por do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja e Klimës në Paris prej fillimit ishte ‘e çalë’.

Ajo ishte më shumë marrëveshje ligjore dhe konstitucionale, e bazuar në politikë më shumë se sa në shkencë, dhe përmbante objektiva të parealizueshëm.

Marrëveshja premtonte jo vetëm një zgjerim dramatik të administatës shtetërore dhe një barrë shumë të madhe rregullash dhe kufizimesh mbi ekonominë Amerikane, duke rrezikuar që të shkaktonte dëme në të ardhurat e ekonomisë amerikane, në kohën kur shumica e ekonomistëve mendojnë se Shtetet e Bashkauara luftojnë për të arritur të paktën një rritje të dobët, afërsisht 2 për qind…

(Continued)