‘Judicial Watch’ publikoi sot një raport prej 49 faqesh të siguruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që flet për financimin e organizatave jofitimprurëse të George Soros në Shqipëri. Dokumentet merren me aktivitetët e Soros në Shqipëri, e kryesisht Andri Dobrushit, drejtor i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Shqipëri, i cili ishte angazhuar në mënyrë aktive në kanalizimin e financimit të asaj, që kryeministri hungarez Viktor Orban e quan “ushtrinë mercenare të Sorosit”. Dokumentet tregojnë paratë e granteve të SHBA që rrjedhin përmes organizatave joqeveritare (OJQ) që pretendojnë të promovojnë “shoqërinë civile”, ndërsa në fakt sulmojnë grupet, qeveritë dhe politikat tradicionale proamerikane.
Dokumentet zbulojnë se kur Donald Lu erdhi në Tiranë, njeriu i parë që thirri në ambasadë ishte Andri Dobrushi, drejtor i fondacionit të Sorosit për një ‘Shoqëri të Hapur’, një nga ato që kryeministri hungarez Viktor Orban i quan ‘organizata të mercenarëve’.
Judicial Ëatch ngriti një padi në 26 maj 2017 në emër të lirisë së informimit ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit pasi ata dështuan t’i përgjigjeshin kërkesës së marrë në 31 mars 2017 për informacione mbi shpenzimet amerikane jashtë vendit.
“Administrata e Obamës iu drejtua veprimtarive kryesore të Departamentit të Shtetit për George Soros, veçanërisht në Shqipëri”, tha drejtuesi i Judicial Watch, Tom Fitton. “Shteti vazhdon të përafrohet me Sorosin dhe përdor Departamentin e Shtetit në vende të tilla si Shqipëria për të nxitur axhendën e tij radikale. Dhe natyrisht, taksa e dollarit për Sorosin jashtë vendit i çliron burimet për aktivitetet e tij këtu në Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tej në raport.
Në një raport të mëparshëm, prej 32 faqesh thuhet se administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-ve në një grup të mbështetur nga Soros, që përdorte paratë për të financuar aktivitetet politike të së majtës në Shqipëri. Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë socialiste të vendit për të nxitur reforma shumë të diskutueshme gjyqësore. Të dhënat gjithashtu tregojnë se si operacion i Soros ndihmoi Departamentin e Shtetit të rishikojë aplikimet për grant nga grupe të tjera për financimin e taksapaguesve. Fondet e USAID-it u shpërndanë në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të krahut të majtë Soros në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të gjithë”, e cila mbikëqyret nga “East West Management Institute” i Sorosit.
Veritas.com.al/