Erion Veliaj mbetet në burg. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Ndërkohë për biznesmenin Elman Abule, i arrestuar gjithashtu më 10 Shkurt, gjyqtari dha masën e arrestit shtëpiak.

Vendimi jepet pas dy ditësh seanca që zgjatën për disa orë. Kryebashkiaku Veliaj ofroi edhe garanci pasurore në këmbim të ndryshimit të masës së sigurisë. Ai pretendoi se provat e reja të paraqitura nga SPAK flisnim vetëm për përgjimet me familjarët e tij, por nuk provonin asnjë shkelje ligji nga ai.

Veliaj i kujtoi SPAK edhe sulmet publike të Sali Berishës dhe faktin që nuk morën asnjë masë ndaj tij.

“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SAK, por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen.”, mësohet të ketë thënë Veliaj.

Erion Veliaj u arrestua me 10 Shkurt nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas SPAK, Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të për përfitimin e shumave të mëdha monetare.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *