The Associated Press, 6 Mars 2020
Aktivistët e opozitës dhe një monitorues i luftës raportuan një mungesë të plotë të avionëve të qeverisë Ruse dhe Siriane në qiellin e Idlib dhe një qetësi relative në zonë në mëngjes të Premten, pas një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Turqia dhe Rusia që ndaluan një fushatë te tmerrshme bombardimesh nga lart.
Sulmet ajrore gjatë tre muajve të fundit vranë qindra dhe dërguan një milion njerëz te ikin në drejtim të kufirit Turk gjatë sulmit të qeverisë Siriane të mbështetur nga Rusia në kështjellën e fundit të rebelëve të vendit.
Megjithëse aeroplanët e luftës nuk fluturuan më sipër, disa aktivistë thanë se kishte patur disa sulme të vogla në disa zona mbasi armëpushimi hyri në fuqi në mesnatën e së enjtes.
Rusia dhe Turqia mbështesin anët rivale në konfliktin Sirian dhe janë bërë shitësit kryesorë të energjisë në vendin e shkatërruar nga lufta.
Situata në provincën veriperëndimore të Idlib u përkeqësua javët e fundit pasi Turqia dërgoi mijëra trupa atje. Përleshjet me forcat e qeverisë Siriane kanë vrarë 60 ushtarë Turq dhe një numër të trupave Siriane që nga fillimi i shkurtit.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, një monitorues opozitar i luftës, tha që aeroplanët luftarakë Sirianë dhe Rusë nuk ishin në ajër mbi Idlib të Premten. Megjithatë, ajo raportoi shkelje të vogla në tre orët e para të armëpushimit.
Aktivisti i opozitës me qendër në Idlib, Taher al-Omar raportoi përleshje menjëherë pas mesnatës në skajin jugor të Idlib.
Marrëveshja Rusi-Turqi duket se arriti qëllimin kryesor të Rusisë për të lejuar qeverinë Siriane të mbajë kontrollin e autostradës jug-veri të njohur si M5. Forcat Siriane morën segmentet e fundit te autostradës në ofensivën e fundit.
Marrëveshja gjithashtu do të vendosë një korridor të sigurisë përgjatë një autostrade kryesore lindje-perëndim në provincën Idlib të njohur si M4. Sipas marrëveshjes së armëpushimit të publikuar në mediat pro-qeveritare Siriane, trupat Ruse dhe Turke mendohet të fillojnë me patrullime të përbashkëta në M4 më 15 mars.
Sipas një marrëveshje Rusi-Turqi te arritur në verën e vitit 2018, dy autostradat duhej të hapeshin përpara fundit të këtij viti. Por refuzimi i marrëveshjes nga militantët e lidhur me al-Kaedën në Idlib i mbajti të mbyllura dy rrugët vitale.
Rihapja e M4, e cila është mbyllur nga kryengritësit që nga 2012, do të jetë një provë për marrëveshjen e re Rusi-Turqi.
Idlib është shtëpia e mijëra militantëve të lidhur me al-Kaedën, shumë prej të cilëve kundërshtojnë një zgjidhje politike për konfliktin nëntë-vjeçar të Sirisë që ka lënë më shumë se 400,000 njerëz të vdekur. Provinca gjithashtu strehon rreth 3 milion njerëz shumë prej tyre të zhvendosur brenda vendit nga pjesët e tjera të Sirisë.
Disa marrëveshje armëpushimi janë prishur në të kaluarën dhe Presidenti Sirian Bashar Asad është zotuar të rimarrë kontrollin mbi të gjitha pjesët e vendit që janë jashtë kontrollit të qeverisë së tij.
VERITAS.COM.AL/