Arnold Schwarzenegger do të kishte hyrë në garën e presidencialeve 2016, në qoftë se do të mundej.
“Në qoftë se do të kisha lidnur në Amerikë, do të isha futur në garë”, tha ai për Adweek. “Pse pikërisht tani? Sepse kjo është koha më e mirë për të hyrë në garë.”
Ylli Austriak është qytetar i Shteteve të Bashkuara që në vitin 1983.
Ish guvernator i Kalifornisë tha se nuk i do politikanët.
“Nuk i kam dashur politikanët, por dashuroj politikën”, tha.
Këto ditë ai ka qenë i zënë me karrierën e tij në Hollywood. Ai tha se ka zgjedhur disa role në filma që i pëlqen.
“Kjo është çfarë më bën apel përditë; kjo është çfarë më sfidon përditë, kjo është diçka që unë mund ta konsumoj”, ka shpjeguar ai. “Do të ishte qesharake sikur të mendosh të ngjitesh përsëri mbasi ke arritur majën e malit”.
Veritas.com.al/