Bledar Naçi, ish-oficer i Antidrogës, dikur i dekoruar nga Saimir Tahiri dhe i përgëzuar nga kryeministri Rama për “heroizëm”, sot është i detyruar të strehohet në një vend të BE për shkak të përndjekjes nga shteti. Përndjekja kryhet për shkak se Naçi ka qenë dëshmitar i veprave anti- ligjore dhe mafioze në trafikimin e drogës, ku vetë policia e shtetit e drejtonte.
Dje, në pjesën e parë të intervistës për “Gazetën Shqiptare”, Bledar Naçi- ish-efektivi i Antidrogës së Fierit, rrëfeu detajet e shoqërimit të vëllezërve Habilaj dhe lirimin e tyre me urdhrin e drejtorit të policisë.
Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij, ndaj Naçit u sajua një akuzë sikur i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.
Bledar Naçi (sot ndodhet në një vend të BE) ku ai flet për trafikun e heroinës dhe kokainës.
Naçi tregon dy incidente: I pari, kur sekuestruan 3.5 kg heroinë dhe “i zoti i mallit” i kërcënoi duke thënë se “Përgjimet që ju i dëgjoni në zyrë, mua mi sjellin nga Tirana dhe i kam në shtëpi”.
Dhe incidenti i dytë, kur oficerët Naçi dhe Zagani ndaluan një skaf të dyshuar për trafik dhe policia e Vlorës u përplas me ta me armë, pasi nuk lejonte sekuestrimin e skafit.
Veritas.com.al/