-Për planifikimin e atentateve, FBI ka arrestuar krerët e grupit United Constitutional Patriots-
Nga: Gerry Freda /
Në Shtetet e Bashkuara, FBI kohët e fundit ka parandaluar atentate ndaj sigurisë së Barak Obamës, Hillary Clinton dhe George Soros.
Sipas hetuesve, urdhëruesit e këtyre vrasjeve do të ishin udhëheqësit e një milicie anti-klandestineve.
Agjencia federale në fakt ka arrestuar këto dite drejtuesit e organizatës United Constitutional Patriots, një grup paramilitar nga New Mexico i angazhuar në patrullimin e kufijve të SHBA dhe luftimin e hyrjes së të huajve të parregullt në territorin amerikan. Anëtarët e këtij formacioni, në javët e fundit, ishin mbushur me nderim në kronika për ngritjen e burgjeve të tyre për emigrantët, të destinuara për të strehuar të gjithë emigrantët e paligjshëm të zbuluar qe nga fillimi .
Sipas FBI, megjithatë, United Constitutional Patriots , përveç bashkëpunimit me policinë kufitare në mbikëqyrjen e kufirit jugor të SHBA, gjithashtu kishin planifikuar veprime terroriste kundër anëtarëve të botës liberale dhe pro-emigrantëve. Për këtë arsye, Obama, Clinton dhe Soros do të ishin caktuar nga kreret më te lartë te organizatës si objektiva për t’u mundur, për shkak se ishin theksuar si promotore te “pushtimit” të Shteteve të Bashkuara nga ana e emigrantëve dhe si avokatë të ideologjive “antiamerikane dhe antikristiane”.
Institucioni hetues, i ka shpjeguar medias amerikane se agjenti i posaçëm David Gabriel, kishte zbuluar planet vrastare të milicisë në sajë të disa përgjimeve që çuan në arrestimin e Larry Mitchell Hopkins, udhëheqës i grupit United Constitutional Patriots, dhe të tre te tjerëve drejtues të kësaj të fundit. Të gjithë subjektet e ndaluar u inkriminuan pastaj zyrtarisht nga një gjykatë në Las Cruces, New Mexico, për veprimtari terroriste, mbajtje te paligjshme të pushkëve AK-47 dhe ushtrimin abuziv të funksioneve publike. Prokurori menjëherë i kërkoi Gjykatës që t’i dënojë të pandehurit me 10 vjet burg dhe të vendosë një gjobë prej 250,000 dollarë për secilin prej tyre.
Avokatët e Hopkins dhe të arrestuarve te tjerë kanë refuzuar argumentet e FBI-së duke përsëritur mungesën e qëllimeve terroriste në statutin e United Constitutional Patriots. Kjo shoqatë, sipas avokatëve të të akuzuarve, gjithmonë do të kishte si qëllim të vetëm mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara nga emigrimi i pakontrolluar dhe rivendosja e vlerave tradicionale dhe patriotike brenda shoqërisë amerikane.
Veritas.com.al/