Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urëdhrin për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka për shkak të kërcënimit të prokurorit special, Afrim Shefkiu.
Insajderi merr vesh se policia ka arrestuar sot Zekën ndërsa në ora 09:00 të mëngjesit e ka marrë atë në pyetje .
Pas intervistimit me vendim të prokurorit Zekës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Zeka para dy ditësh e ka kërcënuar Prokurorin Special, Afrim Shefkiu duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.
“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.
VERITAS.COM.AL