Është arrestuar nga policia e Krujës, Ariel Rraja nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe djali i Flamur Rrajës. Ariel Rraja është arrestuar ditën e djeshme dhe ishte në kërkim për dhunën që së bashku me babain e tij ushtroi ndaj Kujtim Cacës.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2024. Konflikti midis Flamur Rrajës dhe Kujtim Cacës nisi për një kanal që ndan banesat e tyre.

Për këtë ngjarje në nëntor u arrestua edhe Flamur Rraja që më pas u la i lirë  pasi prokurori i çështjes vendosi procedimin e tij në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *