E votuar nga Parlamenti si anmëtare e Gjykatës Kushtetuese, zgjedhje që u përshëndet edhe nga aleatët ShBA, BE dhe Gjermani, Arta Vorpsi  ka bërë betimin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, por tek Noteri.

Si anëtare e Gjykatës Kushtetuese zonja Vorpsi mund të betohej te Presidenti i Republikës, por tashmë klima që ka krijuar presidenti kundër Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit nënkuptonte se ai nuk do të firmoste detyrën e saj.

Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED-ja. Pas kalimit në Kuvend, Arta Vorspi ka zgjedhur të mos drejtohet ‘për kot’ te Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili kishte deklaruar se nuk do të thërriste për betim anëtarët e zgjedhur nga Parlamenti.

Pasi u betua tek noteri, Arta Vorpsi nuk ka humbur kohë, ka postuar betimin te Presidenti dhe është drejtuar menjëherë Gjykatës Kushtetuese. Gazetari i “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj raporton se Vorpsi sapo ka hyrë në ambientet e brendshme të Gjykatës dhe për këtë ka siguruar edhe një foto të Vorpsit, e cila duket teksa ngjit shkallët e këtij institucioni.

Anëtarja e re e Kushtetuese, Arta Vorpsi, teksa po merrte bekimin e noteres Miranda Xhemalçe theksoi se do t’i qëndrojë besnike Kushtetutës gjatë ushtrimit të kompetencës së saj.

Veritas.com.al/