Një 45-vjeçar është identifikuar si njeriu që i ka vënë zjarrin derës së Bashkisë së këtij qyteti në orët e vona të natës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, por policia në kohë rekord ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies. Zjarrfikesja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Është djegur, pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd. Sipas hetimeve të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, është bërë i mundur indentifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.
Veritas.com.al/