Ministria e Kulturës ka bërë gati projekt- ligjin mbi Trashëgiminë Kulturore, i cili orë pas ore mund të bëhet ligj. Por sapo projekt- ligji ka rënë në dorë të artistëve, menjëherë është kundërshtuar nga artistët.

Sot edhe sindikata e artistëve ka nisur të mbledhë firma në një peticion kundër projekt- ligjit dhe vetë ministres së Kulturës, Kumbaro.

Aktorët nga Robert Ndrenika, të regjisori Altin Basha e aktori Genc Fuga janë ngritur kundër kësaj nisme.

“Sot filloi një proces! Një pjesë e madhe e komunitetit tonë firmosi peticionin kundër lëvizjes së TK dhe ndalimin e projektligjit të Artit e Kulturës të hartuar nga ministria! Kush dëshiron të bëhet pjesë e këtij peticioni të kontaktojë për të firmosur”, shkruan aktori Genci Fuga.

Pas Genc Fugës, Neritan Liçaj i ka kërkuar publikisht ministres që të tërheqë projektligjin e përgatitur ose të japë dorëheqjen.

“Ministre Kumbaro… tërhiq atë projekt ligj te turpshëm ose jep dorëheqjen”, shkruan Liçaj në faqen e tij në Facebook.

Në statusin e Liçajt ka shkruar edhe Eni Jani, bashkëshortja e Genc Fugës e cila kërkon “Unë mendoj qe ne mbledhjen e nesërme te vendosen pikat qe kërkon komuniteti kundrejt ministrisë. Nëse jo, ateherë vërtet duhet te kërkohet dorëheqja e saj”.

Takimi i artistëve për të reaguar kundër projekt-ligjit, është caktuar mesor, ora 11.00.

Veritas.com.al/