Numri i nxënësve të asfiksuar në shkollën e mesme të fshatit Shupenzë të Dibrës ka arritur në 60. Një nxës është dërguar urgnejt me helikopter në siptalin e Tiranës.  Policia informoi se ata janë asfiksuar si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës e cila funksiononte me dru.

Ngrohja bëhej me kaldajë por oxhaku ka qenë i mbyllur.

Fëmijët janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe të Peshkopisë. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë 30 fëmijë te asfiksuar, por numri ka arritur në 60.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë. Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja. Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor” informon ministria përmes një deklarate për shtyp

Mësohet se është ngritur Task Force

Ne njoftim thuhet se ministrja e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër situatën në komunikim të vazhdueshëm me strukturat shëndetësore në terren dhe ka ngritur Task-Forcën e Emergjencës me mjek të specializuar për këtë ngjarje.  Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Policia informon se ngjarja u mësua rreth orës  10.40.

16 nxënës prej moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës,  jashtë rrezikut për jetën” informon policia e Dibrës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Veritas.com.al/