BREITBART LONDON

BEOGRAD, Serbi (AP) – Ministri pro-rus i mbrojtjes i Serbisë thotë se vendi ballkanik mund të braktisë qëllimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për lidhje të ngushta me Moskën.

Në komentet e shkurtra për një kanal televiziv pro-qeveritar të enjten, Aleksandar Vulin tha se “në rast se BE nuk e do Serbinë, ka të tjerë që e bëjnë.”

Megjithëse Serbia zyrtarisht kërkon anëtarësimin në BE, udhëheqësit e saj populistë e kanë drejtuar gradualisht Serbinë drejt Rusisë. Moska është një mbështetës kryesor i qëndrimit të Serbisë mbi Kosovën,e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008.

Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por të dyve u është thënë që duhet të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe për t’ju bashkuar BE. Blloku ka ndërmjetësuar negociatat që kanë për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë të Ballkanit.

Vulin tha se Serbia duhet të formojë “kufij të fortë, të mbrojtur fuqishëm” me shqiptarët e Kosovës.

Veritas.com.al/