-Thotë kryeministri Rama-

Përbalja mes socialistit Taulant Balla dhe demokratëve Sali Berisha e Lulzim Basha është kthyer në një ‘ legjëndë’ të ditës. Përditë e përditë!…

Sot kryeministri Rama, socialist, ka folur edhe rreth kësaj marrëdhenieje vicioze.

“Taulanti i del dhe në ëndërr Saliut e Lulit se nuk ju ndahet atyre, dhe s’kanë faj që e kanë me Taulantin por ai gjithsesi s’do i ndahet”, ka thënë Rama.

“Ne jo vetëm do i mbyllim, por po tentojmë të mbyllim dhe adresat në internet që janë jashtë Shqipërie, që mos të hysh nga kompjuteri apo telefoni. Nëse bastoret e rrugëve mund të lozësh me lekë në dorë, tek bastet online, të duhet kartë krediti bankare. Nga llogaritjet, 95% e lojtarëve mbeten pa luajtur. Në 31 dhjetor, ne do ju shpëtojmë të gjitha grave burrat. Do ju vijë si dhuratë për Vit të Ri, do ju vijë në shtëpi, s’do ngushëllohet në lloto” – iu drejtua grave kryeministri Rama.

“Në 1 janar nuk do vejë më dot baste në Republikën e Shqipërisë. Këtë do ta miratojmë ditën e enjte,” tha Rama..

Veritas.com.al/