Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët shqiptarë në Athinë. Rama u mirëprit nga mijëra shqiptarë që mbushën stadiumin kuq e zi, duke bërë kështu një pritje të jashtëzakonshme.

Duke i falënderuar për mikpritjen e tyre, Rama u shpreh se mbështetja nga qeveria shqiptare nuk do të mungojë aspak për shqiptarët në Greqi.

Por gjithashtu Rama në përfundim të fjalës së tij i dha edhe një mesazh kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, duke u shprehur se tashmë është shumë e rëndishme që vendet të ecin bashkë drejt rrugës europainë, dhe se është po aq me rëndësi që të jetohet në paqe dhe harmoni me fqinjët.

‘Gabime unë mund të kem bërë plot dhe ju kërkoj ndjesë për çdo gabim. Por kurrë nuk i kam tradhtuar ata që na kanë besuar qoftë dhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm. Nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetë se sa të udhëheqë vendin e tij. Nuk ka fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që m josh apo detyron të përkulem apo për të përfituar për veten pas shpinës tuaj. Për të cënuar interesat e shqiptarëve. Apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe unë nuk besoj se do të kem një më të bukur se kjo. Përpara se të largohem dëshiroj t’i lë një pusullë mikut tim, të zgjedhur nga populli i këtij vendi për të udhëhequr Greqinë, Mitsotakis. I dashur Kyriakos, Naim Fashëri shkruajti në Greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtet e shqiptarëve. Duam me të gjithë fqinjët te jetojmë në harmoni. Mjaftojnë vuajtjet dhe tiranitë që kemi kalur. Shumë të fala nga unë shqiptarët e Greqisë. Rroftë Shqipëria dhe Europa demokratike. Zoti I bekoftë shqiptarët’, tha Rama.