Unioni Ndërkombëtar i Patinazhit (ISU) pezulloi të martën patinatorët rusë dhe bjellorusë nga pjesëmarrja në të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit në akull, pas sulmit të Rusisë drejt Ukrainës.

Patinatorët do të ndalohen të marrin pjesë në kampionatet e ISU-së dhe ngjarje të tjera.

“Këshilli ISU-së ripohon solidaritetin e tij të plotë me anëtarët e ISU-së në Ukrainë, Federatën Ukrainase të Patinazhit të Shpejtë dhe Federatën Ukrainase të patinazhit artistik”, thuhet në deklaratë duke shtuar se, “këshilli do të vlerësojë mundësitë për ndihmë të shpejtë humanitare për anëtarët e tij ukrainas të ISU-së”.

Të njëjtat rregulla do të zbatohen për “zyrtarët e listuar në Komunikimet dhe/ose rregulloret përkatëse të ISU-së në Rusi dhe Bjellorusi”, thuhet në deklaratë.

Organi drejtues tha se pezullimi do të hyjë në fuqi të menjëhershme dhe do të qëndrojë deri në një njoftim tjetër.

“Këshilli i ISU-së do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në aktivitetin e ISU-së dhe do të ndërmarrë hapa shtesë nëse dhe kur kërkohet”, përmbyllet njoftimi.