Shqipëria dhe Kroacia do të përballen këtë të mërkurë në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg, ndeshje e vlefshme për grupin B për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.
Sfida shihet si vendimtare për të dyja ekipet, pasi një fitore, mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën e 1/16-ave.
Atmosfera në Hamburg është festive, rrugët e qytetit gjerman janë zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe Kroacisë.
Mediat kroate shkruajnë se në një lokal në Hamburg ka tërhequr vëmendjen një tifoz shqiptar me një bluzë ku shkruhej “Vëllai për vëllanë, shqiptari për kroatin”.
Në stadiumin e Hamburgut, pritet të ketë rreth 15 mijë tifozë shqiptarë. Pjesa dërrmuese e stadiumit, do të mbushet nga tifozët e Kroacisë.