Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler gjatë vizitës së saj në vendin tonë përgëzoi zgjedhjet e mbajtura në 25 prill.
Gjatë konferencës me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Edtstadler theksoi se Shqipëria ka punuar shumë në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa tha se beson në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërkaq Edstadler deklaroi se Austria po përpiqet për pasaportën e gjelbër për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. “Po përpiqemi për pasaportën e gjelbër, që të mundësohet lëvizja e lirë”, tha ajo.
Edhe ministrja Xhaçka tha se anëtarësisimi i vendeve të ballkanit në BE duhet të përshpejtohet. Duke vlerësuar asistencën që Austria i ka dhënë Shqipërisë për të përballuar tërmetin dhe pandeminë COVID-19, ajo kërkoi të lehtësohen pengesat për rajonin dhe që BE të vlerësojë arritjet tona.
Ministrja e Austrisë do të takohet dhe me kryenegociatorin e Shqipërisë në Bruksel për integrimin Zef Mazi.
Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler është shprehur se për aq koha sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të integruara, BE nuk është e plotë, teksa ka vlerësuar zgjedhjet e 25 prillit.
“Urime për zgjedhjet e 25 prillit. Jemi angazhuar dhe Austria po mbështet 5 projekte në shtetin e së drejtës. Shteti i së drejtës janë vlera thelbësore të Unionit tonë dhe për aq koha sa vendet e Ballkanit nuk janë pjesë e BE, ky projekt nuk është i plotë. Ju jeni të rrethuar nga anëtarë të BE dhe meritoni perspektivën atje dhe ne po luftojmë për këtë. Nga dita e parë kam avokatuar për nisjen e kësaj konference dhe kjo ka qenë para pandemisë, që atëherë kam menduar që duhet të përfshihen këto vende në këtë konferencë se po flasim për të ardhmen e BE, Shqipëria dhe Ballkani duhet të përfshihet të dielën, në 9 maj për ditën e Europën dhe të jetë kjo një ogur i mirë”, tha Edtstadler.
VERITAS.COM.AL