Nga: Jetmir Shpuza
Situata komike 6-7 mujore ne Radiotelevizionin Shqiptar me çiftin Martin Leka Bungo,ose Dy Lekëshat siç quhen ndryshe në ambientet e RTSH-së, ka për të mbetur në histori. Mburrjet e dy personazheve komikë janë aq qesharake, saqë nuk ka nevojë për humor apo komedi RTSH-ja veç të inçizohen bisedat apo fjalët që hedhin koridoreve “dylekëshat”. Leka i vogël (Martini) shkonte deri te Fuga( me variantet e deformuara Dhuga,Thuga…). Kurse Leka i madh (BungO) i ka me te thella mburrjet. Kam pare në jetën time gjithfarë zyrtari,baglosha me pushtet,deputetë,drejtues që nuk dinë të bëjnë një shkresë… Po Leka Bungo është një model që ua kalon të gjithëve. Kur e dëgjoja të bërtiste në hollin e brendshëm të katit të dytë, në fillim pata kujtuar se e kapi kush për fyti. Britmat dëgjoheshin deri jashtë godinës. Nganjëherë më ngjanin si kuisje shtrigash!Ose edhe kur ishte brenda në zyrën e tij. Në fakt ai po fliste në telefon, ose po bënte një bisedë normale me dikë. Më vonë e morëm vesh,se ngaqë nuk dëgjonte mirë nga veshët i dukej se edhe bashkëbiseduesi i tij nuk dëgjon po ashtu. Shpeshherë fjalët i shqiptonte me të madhe saqë dëgjoheshin përtej zyrës dhe mund të dilnin edhe shprehje që diskretitojnë portretin e tij( ai i diskretituar paska qenë gjithmonë). Shprehja që ai me humor apo për presion ndaj atyre që e dëgjonin e përdorte më shpesh : Jam baba i vetingut! Kjo ka lidhje me pozitën e së bijës Genta Bungo Tafa, që është vërtet kryetare e Vetingut( dmth aty ku merren në analizë njerëzit e
drejtësisë,prokuror,gjykatës). Me këtë vajzë mburrjet e tij vazhduan në formën e informacioneve “sekret” për karrierë në ngjitje: vajza do bëhet ministre e drejtësisë(në fillim të shtatorit,kur po bëhej qeveria). Kur u shpall qeveria, vazhduan kapardisjet e Lekës: Do bëhet presidente,kur të shkarkojmë Ilir Metën! Urojmë që e bija mos t’i ketë ngjarë,se pastaj vajmedet… Kurse mburrjet me kryeministrin Rama janë të përditshme. Ndalon me ndonjë bashkëbisedues nga ata servilët që i rrinë pas, hap mesazhet në telefon dhe fillon të flasë që ta dëgjojnë edhe ata që po kalojnë: ja mesazhet që i kanë dërguar Ramës filani e fisteku(punonjës të RTSH-së), ja mesazhet që ka shkëmbyer Rama me Gëllçin(para disa muajsh). -Mua Rama m’i tregon të gjitha! Apo kur rrëfente para 3-4 muajsh: Ishim mbrëmë për darkë në shtëpinë e kryeministrit bashkë me biznesmenin…( për etikë nuk po ia përmend emrin, po ju që njihni Lekën e dini për kë bëhet fjalë se Leka e përmend nga 5 herë në ditë). I çuam nje arkë me verë që një shishe kushtonte 420 euro… E përralla të tilla, që duke e paraqitur veten si të “afërt” me qeverinë, më tepër të krijon përshtypjen e një gaztori të tavolinave pushtetarësh. Imagjinoni kur nxjerr nga “arkiva” ndonjë foto me kryeministrin si kjo që kemi këtu!!
Për atë mburrjen ” baba i vetingut”, Lekës do t’i shkonte më tepër një shprehje që shkodranët e përdorin për tipa si ai: “Baba i mushkut” i përshtatet më shumë Lekës së madh, njërit nga dylekëshat, historia e të cilëve duhet të marrë fund me ardhjen e stafit të ri të RTSH-së.