
( Deputeti Selim Qama, i biri i babait të shpallur në kërkim)
Administratori i Subjektit që po kryente gërmime në malin e Tomorrit të shpallur në kërkim nga policia është Selim Qama, babai i deputetit Klajdi Qama.
Gjatë aksionit të policisë Policia e Beratit ka vënë në pranga dy persona.
Dyshohet se këta persona materialin e gurit dekorativ të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.
Klajdi Qama është deputet i opozitës parlamentare i ardhur në Kuvend nga listat e LSI pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet.
VERITAS.COM.AL