Kreu i PD-së Lulzim Basha ditën e sotme ndodhet në Fier ku ka zhvilluar takime me qytetarët, ndërsa ka grumbulluar më shumë se sa lejohen nga Komiteti Teknik duke shkelur rregullat e vendosura për frenimin e përhapjes së COVID.
Me flamuj kuq e zi dhe të PD-së, simpatizantët e kanë pritur Bashën në rrugë. Më pas kanë krijuar vargje në autostradë rrugës për në Fier deri sa kanë mbërritur. Nga atje Basha në mes të simpatizantëve ka kërkuar që të respektohen masat anti COVID, ndërkohë që kishte një numër të lartë qytetarësh ngjitur me njëri tjetrin.
“Era e ndryshimit po vjen, një çlirim shpirtëror. Do iu lus të respektojmë kushtet që kërkon kjo fushatë të mbajmë maska të mbajmë distancë por ta cojmë përpara frymën e ndryshimit. Plani ynë do bëjë të mundur stabilizimin e gjendjes që të mos detyroheni të mbyllni qepenat. Një ditë pozitive bashkimi më 25 prilli. Do ju çlirojmë nga çdo stres dhe çdo problem i këtyre 8 viteve. Të gjithë bëhemi bashkë më 25, ta çlirojmë vendin nga e keqja dhe të sjellim pozitivitet”, vijoi Basha.
Gjatë takimev një e re i ka dalë përpara Bashës duke i thënë se preferon të mblidhet në këto takime dhe të vdesë nga COVID, ndërsa ka sgprehur mospëlqimin e saj për kryeministrin Rama.
Kryedemokrati planifikoi të vizitonte Fierin ditën e djeshme, por e anuloi për shkak të ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.