Kryetari i PD, Lulzim Basha shkoi sot në Paskuqan ku zhvilloi një takim me banorë të zonës.

Basha u premtoi se me ardhjen e tij në pushtet problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje.

Kreu u demokratëve u premtoi banorëve se do të jetë përkrah tyre dhe ndër të tjera tha se do heqë taksën e “Rrugës së Kombit”

“Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët.

Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e çmimit të naftës me 300 lekë, uljen e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qendrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal.

Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”.

Basha i bëri premtimet nen moton se “Duhet larguar kjo qeveri, të vijmë në pushtet,  pa për të tjerat shihemi një herë  tjetër!”.

Veritas.com.al/