Nga: Veritas.com.al/
Por tani kanë kaluar shumë vite dhe kohët kanë ndryshuar; nuk mund të kthehet më viti 1991. Qytetarët dhe vetë demokratët kërkojnë një vizion tjetër, që me sa duket kryetari i ngrirë i PD, Basha, nuk po e gjen dot.
Lulzim Basha ka qenë në takim me demokratët e Patosit, Roskovecit, Fierit, Mallakastrës dhe Lushnjës në një analizë mbi zgjedhjet dhe tha se ‘25 qershori nuk reflekton vullnetin e qytetarëve’, por është një deformim, ‘i prodhuar nga blerja e votës me paratë e drogës dhe korrupsionit’ tha Basha duke shtuar me një fjalor të përdorur edhe më parë mbi ‘presionin e administratës dhe përfshirjen e banditëve në zgjedhje’.
“25 Qershori ishte vdekja klinike e demokracisë”, tha Basha, por pa e lidhur ‘vdekjen e demokracisë’ edhe me rolin non- ekzistent të Opozitës (PD).
Pasi zoti Basha ndërtoi gjithë strategjinë ‘e fitores’ në mënyrë personale, pasi bëri listën ‘fituese të deputetëve’ dhe humbi në mënyrë ‘katastrofike’ siç po cilësohte, kërkon të kthehet në vitin 1991. Nuk dihet ose e bën këtë: Do që të lëshojë mesazhe afrimi me ata që i ka hedhur poshtë; apo ëkrkon të uzurpojë edhe datën e krijimit të PD, ku ai nuk ndodhej?
Më poshtë, Basha u mor me kryeministrin Rama që fitoi zgjedhjet me një rezultat të lartë, më të lartin e PS në histori. Ai tha s e’Rama nuk kishte program, por fitoi’ duke hedhur dyshime edhe mbi votuesit që ‘votojnë në boshllëk’.
Megjithëse PD aktualisht ndodhet në koalicion me PS, zoti Basha sulmoi me fjalë qeverinë ‘Rama’. Frika se mos fiton Basha, i bën demokratët të te mendojnë mbi qëllimin e tij për një koalicion me PD.
Veritas.com.al/