Asambleja Parlamentare e Nismës për Europën Qëndrore është zhvilluar ditën e sotme në Kuvend. Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Gonzato ka theksuar se zgjerimi si pjesë e integrimit mbetet përparësi në axhendën europiane.
Më tej, Gonzato ka thënë se presin me padurim hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitujt e çështjeve themelore. Megjithatë, ambasadori i BE-së ka shtuar se duhen përpjekje të metejshme, të forta për reforma.
Ambasadori Gonzato: Ky rajon së bashku me Moldavinë dhe Ukrainën nuk janë thjeshtë fqinjë për BE, por janë një nga partnerët më strategjikë të BE-së dhe miqtë më të ngushtë. Që ky rajon të bëhet pjesë e BE-së, kjo është ajo pjesë integrale për një Europë që të jetë e stabilizuar.