Pas fotove selfie, tani është edhe një lloj tjetër, belfie. Fotografimi i të pasmeve dhe postimi i tyre në internet ka kapluar rrjetet sociale. Një lloj rivalizimi i heshtur ka nisur mes vipa-ave që përpiqen të kenë të pasme të mëdha e të ngritura. Bikinit braziliane janë më të kërkuarat këtë verë, mesa duket të gjitha ndihen të sigurta për format e tyre dhe përpiqen t’i nxjerrin sa më në dukje.
Soni Malaj
Ajo konsiderohet si një ndër këngëtaret më seksi shqiptare dhe me fotot e saj ka treguar dhe “belfiet” të cilët i palestron çdo ditë. Për këtë një meritë të madhe ka edhe stërvitja e madhe fizike që bën Soni në palestër.
Shkëndije Mujaj
Këngëtarja Shkëndije Mujaj e njohur për “belfiet” e saj seksi dhe foto që poston në Instagram ka treguar se cila pjesë e trupit i pëlqen më shumë…sigurisht të pasmet.
Vildane Zeneli
Ajo është e njohur për të pasmet e saj, pasi ka pozuar në një kalendar kushtuar vetëm atyre. Megjithatë, modelja shqiptare që ka kryesuar fushatën e kufjeve me diamantë të Dr Dree, nuk lë rast pa fotografuar prapanicën e saj. Këtë herë ka shkrepur një “belfie”, për të cilën rrezik edhe Kardashian do bëhej xheloze. Vildane Zeneli vazhdmisht i ushqen fansat e saj me foto të tilla hot dhe provokuese, ku nxjerrë përherë në pah asetet e saj të çmuara.
Morena Taraku
Morena është një nga femrat që po shfrenon fantazinë e secilit mashkull shqiptarë. Mesa duket ajo nuk ka të ndalur, fotografitë janë pasioni i saj, dhe kjo shihet pasi ajo publikon një numër record fotosh në rrjetet e saj sociale duke mbajtur fansat e saj në koherenc me çdo gjë rreth jetës së saj, ose…hireve të saj.
Dafina Zeqiri
Daffy është një prej artisteve që i kushton më tepër rëndësi edhe fizikut të saj. Gjithmonë e kuruar, e palestruar dhe me muskuj të skalitur në të gjithë trupin. Me forma të bollshme, jo të ekzagjëruara, i shtohet listës së belfie-ve. E kush nuk do të ishte e lumtur të kishte një trup të tonifikuar e të bukur si Dafina?
Fjolla Morina
E mbani mend këngën e saj”FB” që u kthye menjëherë në hit? Epo Fjolla mesa duket e dinte që belfiet do të ktheheshin në modë, ndaj nisi që atëherë. Fjolla është një nga vip-at më pa komplekse dhe këtë e tregon nëpërmjet klipeve dhe fotove të panumërta që poston në rrjetet sociale.