(FOTO: Ben Blushi- kryetar i LIBRA)/
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka kallwzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para parimit tw barazisw dhe luajalitetit tw partive politike nw zgjedhje. Ai tha se KQZ po tenton të nxjerrë partinë e tij jashtë zgjedhjeve të 18 qershorit. Sipas Blushit, pretendimi i këtij institucioni qëndron tek udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve, por dita e dorëzimit të listave të deputetëve.
Postimi i Blushit;
Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit.
Sipas Kodit Zgjedhor një parti e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të regjistrohet në zgjedhje. LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht. Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori por 28 prilli. Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA.Kjo është njëlloj sikur 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, ta bësh 1 qershor me vendim KQZ-je.
Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ por e bandës së Rilindjes. E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me cdo kusht dhe me cdo çmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes!
Background:
KQZ e ka bllokuar regjistrimin e LIBRA-s si parti në zgjedhjet e ardhshme përmes një udhëzimi të veçantë sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve, por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori por 28 prilli.