Benet Beci, kryebashkiaku i Shkodrës, se ka gjetur mekanizmin e orës së vjetër të qytetit të Shkodrës. Ajo është gjetur në kullën e një pallati 6 katësh, ku ishte ruajtur nga një familje shkodrane për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit. Duket, duke parë shkatërrimet e bëra në vitet e para, kanë menduar se edhe këtë mekanizëm do ta çojnë për skrap.

Në postimin e tij, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci shkrtuan:

Kurrë s’e mendova se do ta gjenim mekanizmin e vjetër të sahatit aty në kullën e vogël ngritur enkas mbi pallat, kur i kërkova një punonjësi të bashkisë të shkonte ta verifikonte. Mekanizmi mbi 120 vjeçar i sahatit ishte akoma aty, falë familjes Kurraj dhe zonjës Suzana që e kishin ruajtur në vite. M’u duk se zbuluam një thesar të qytetit, ndaj dua të shpreh edhe publikisht mirënjohjen time dhe në emër të Bashkisë Shkodër për qytetarinë e treguar nga kjo familje gjatë gjithë këtyre viteve.

Falë orëndreqësit  Besnik Sahatçia, mirëmbajtësit Ermir Dibra dhe restauratorit Petrit Bilali  mundëm të mësonim historikun e këtij sahati dhe vlerat që ai mbart, por edhe të realizonim pastrimin e mirëmbajtjen e mekanizmit të tij.

Me këtë nismë te thjeshtë, por i bindur që kam mbështetjen e qytetarëve shkodranë, kam kënaqësinë  t’ju njoftoj se ky mekanizëm po bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit. Njëkohësisht dua të ndaj me ju lajmin e mirë se po punojmë për rindërtimin e plotë të Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend.

Dhe së fundi dua t’ju ftoj ta ndiqni këtë reportazh modest që u prodhua nga Bashkia Shkodër, si një provë e patjetërsueshme e shpirtit shkodran, gjithmonë i mbushur me qytetari e dashuri.