Gjykata e posaçme urdhëron SPAK ti verë në dispozicion fashikujt hetimorë Ilir Beqajt dhe 8 të pandehurve të tjerë në lidhej me koncesion e sterilzimit.
Dosja hetimore me 600 fashikuj do i vihet në dispozicion në mënyrë elektronike. Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se seanca e radhës do të mbahet më 13 maj ne orën 9:00.
Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Masat e sigurisë u miratuan nga GJKKO më 16 nëntor.
Hetimet 3-vjeçare të kryera nga Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.
Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.