Teksa ka qenë duke punuar në parcelën e saj me ullishte një grua rreth 64-vjeçare është sulmuar nga disa qen.

Për disa minuta gruaja është përleshur me qentë, të cilët i kanë lënë plagë shumë të thella. Të afërmit e saj e kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë dhe kanë vrapuar për t’i dhënë ndihmë, ndërsa janë nisur menjëherë në spitalin e Beratit.

Në repartin e kirurgjisë mjekët kanë ndërhyrë në mënyrë intensive, por plagët e shkaktuara nga kafshimet e qenve kanë qenë fatale për jetën e 64-vjeçares. Sipas burimeve spitalore, me gjithë ndërhyrjen dhe terapinë shumë të shpejtë të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Burime të morgut të spitalit rajonal Berat bëjnë me dije se 64-vjeçarja quhej Selime Braushi, banore e fshatit Dyshnik.

Në fshatin Dyshnik ditët e fundit janë shkarkuar kamionë me qen të cilët dyshohet të jenë sjellë nga Tirana apo Elbasani, raporton TCH.

Veritas.com.al/