Nga Ardit Rada

Këto rreshta kam dashur t’i shkruaj muaj më parë kur Sali Berisha turrej në rrjete sociale për çështjen e një gazetari që i ‘dhunua’ fjala e lirë nga Edi Rama. Pas këtij episodi, vetëm para tre ditësh, Berishës iu çua një gazetar dhe i dhuroi një pikturë. Nuk, mjaftonte dhurata që nuk bënte pikë sensi me takimin, por i shtoi edhe komentet: “Doktor, kjo pikturë do të vlejë pas disa vitesh 100 mijë euro. Ti je shpresa e vetme”. Këtë episod po e rrëfej për të treguar se sa e pavarur është media në Shqipëri dhe se kush po i pjell portalet anonime dita-ditës.

Prej dy ditësh, Sali Berisha i ka mëshuar fort idesë së tij personale se i ndjeri Laer Kurti është dhunuar gjer në vdekje nga Policia dhe duke shpresuar në një skeanr si ai i Klodian Rashës, që për turp të këtij populli u thye Muzeu Historik Kombëtar dhe Biblioteka Kombëtare. E nëse atëherë protestën ia udhëhiqte djali i Sali Lushës, sot ia drejton i biri i Ilir Vrenozit. E pra. PD ka ecur shumë përpara këto dy vite…

Vdekja e Laer Kurtit duhet kuptuar që nuk kënaq askënd. I vetmi që fërkon duart si me replikat e Ramës me gazetarët ashtu edhe me qytetarët që i dhunon Policia me apo pa dashje, është ai plaku që ka filluar të shfaqet edhe në emisione Showbizi. Një ditë flet për dasmën e të birit, një ditë për vdekjen e djalit të dikujt tjetër.