Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i bindur se me veprimet e tij ish-kryeministri, Sali Berisha është një minues i demokracisë, duke mbështetur kështu edhe deklarimet e partnerit tonë strategjik SHBA.
Telenovela Beriasha ka tre muaj që ka zëvendësuar telenovelat turke, me zero produkt. Ky vetëm i streson njerëzit, kujt i shërben kjo telenovelë. Kur shkel statutin, ligjin për partitë, vetëm që ta marrësh partinë peng për interesat e tua dhe i vetëdijshëm që SHBA ta tha se me ty kjo parti merr fund, tregon se ty nuk të intereson demokracia se nuk të interesion opozita”, tha Basha.
I pyetur nëse në PD ka persona të armatosur, një deklaratë kjo e ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha iu përgjigj me ironi: “Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosur me kallashnikov, ndërsa Endri Hasa u kap në flagrancë në praninë e një mortaje të një kalibiri të rëndë. Flutura Açka kishte marrë me vete vetëm një pistoletë me silenciator”, tha Basha.